Djali i Thaçit rebelohet ndaj “Hagës”, nxjerr foton e rrallë të babait

26.06.2020 09:22:59

Dy ditë më parë Gjykata Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte.

Në lidhje me këtë, vetë Presidenti Thaçi ka reaguar vetëm përmes një fotoje të UÇK, të cilën e publikoi dje në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, së fundmi të njëjtën gjë ka bërë edhe djali i tij Endrit Thaçi. Në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë dhe përkrah tij Kadri Veseli, gjithmonë duke vënë theksin te UÇK- ja.