Me kqyrë holl e holl, ti ke tradhetuar dje dhe po tradheton edhe sot ,,Intelektual”!

26.06.2020 09:32:01
Nga Ahmet Asani
Ndaç kqyre holl e ndaç kqyre trash ‘intelektual’, kur mësuesit e të keqes bënin platforma për revolucione kundër socializmit revizionist dhe imperializmit Amerikan, këta dy ishin 13 – 14 vjeç! Me kqyrë e me lyp edhe me hollë ‘intelektual’, kur mësuesit e të keqes moniste shpallnin tradhëtar çdo kend qê mendonte ndryshe, këta dy luanin me xhamlija nê rrugê “intelektual”!
Me kqyrê edhe me hollë ‘intektual’, prindërit tanê nuk na mësuan që pushteti duhet të merret me dhunë, as nuk na mesuan që lufta çlirimtare duhet të shfrytëzohet për tu marr pushteti dhe për tu kap shteti nga partia! Nuk ishin prindërit tanê, as Amerika e as perëndimi që na e mesuan Rrugën e Partisë, por ishin disa misionarê të së keqes “intelektual”!
Prandaj ‘intelektual’, nuk mund ti akuzosh prinderit tanë e as miqt tanë perëndimor për mendjen e frymen e dhunës moniste që filloi të futet kater dekada më parë dhe vazhdon ende të futet si më parê! E keqja nuk u soll nga Amerika e perëndimi, as në Prishtinë nuk lindi e keqja “intelektual”, por ate nga Tirana e sollen UDB e SHIK o kryetangall!
● Prandaj, nëse sot dikush duhet të kryeqezohet, ata janë mesuesit e te keqes “intelektual”! Ti e di të vërtetën ‘intelektual’ por po e hesht dhe po e mohon, sikur Shen Pjetri mbi mangall, “intelektual”!