Dje në një seancë gjygjësore është sulmuar prokurori

Dje në një seancë gjygjësore është sulmuar prokurori

24.07.2018 10:25:41

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës për shkak se gjatë një seance gjyqësore ka sulmuar fizikisht prokurorin.

Policia e Kosovës gjatë raportit 24-orës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në qendër të mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore si dëshmitar ka sulmuar  fizikisht prokurorin, viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja e djeshme është një situatë e pazakonshme, pasi rrallëherë ndodhë që të sulmohet prokurori në mes të gjykatës.