DMSH angazhon makineri për pastrimin e borës

20.01.2017 13:21:50

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se me kërkesë të komunave Nagoriçani i Vjetër, Studeniçan, Vrapçishtë dhe Haraçinë sot ka angazhuar 11 makineri ndërtimi shtesë për pastrim të borës.

Në Drejtori kanë arritur edhe kërkesë nga komunat ‘Makedonski Brod’ dhe Zelenikovë, të cilat, siç theksohet, do të realizohen gjatë ditës, njofton AIM.

“Për shkak të reshjeve të borës në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Maqedonisë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim është e gatshme në mënyrë shtesë të angazhohet në përballjen me mbetjet e borës”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.