Vrasja me thikë e të riut në Vlorë, gjykata fut në burg autorin

20.01.2017 13:17:24

Ka marrë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, 20-vjeçari Novruz Merkaj, i cili qëlloi me thikë për vdekje Armando Rrapajn në Vlorë pas një konflikti dy ditë më parë.

Familjarët e autorit që ishin në gjyq bashkë me vëllanë tjetër që u akuzua fillimisht për këtë ngjarje, Klevis Merkajn, 27 vjeç, thanë se vrasja ishte kryesr për vetëmbroje pasi viktima u kishte sulmuar djemtë.