Australi, makina futet mes turmës, 3 të vdekur, 25 të plagosur

20.01.2017 13:11:18

Një makinë është futur mes turmës në Melburn të Australisë dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur. Megjithatë, policia australiane ka bërë të ditur se ngjarja nuk ka lidhje me pistën terroriste.

Pak para tragjedisë, drejtuesi i makinës është parë të drejtonte makinën në mënyrë të rrezikshme në qendër të një kryqëzimi të qytetit. Më pas, i dyshuari ka drejtuar makinën në një rrugë pedonale, duke shtypur kalimtarë të ndryshëm.

“Shërbimet e emergjencës po ndihmojnë pacientët e shumtë, por të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur”, njofton policia në Twitter. Policia tha se një burrë është arrestuar pas incidentit. Incidenti ndodhi përgjatë pedonales jashtë qendrës tregtare “Bourke St”.