DnV: Deri në ora 16:00 kanë votuar 32,68 për qind

22.10.2017 18:36:30

Sipas të dhënave të Demokracisë në Veprim (DnV), deri në orën 16:00, të drejtën për të votuar e kanë ushtruar 618 mijë qytetarë, ose përkthyer në përqindje, 32,68 për qind e tyre.

 

Mjellma Hapçiu, nga DNV, ka thënë se gjatë procesit zgjedhor, deri në orën 16:00, ka pasur probleme të cilat duhet të hetohen nga organet e rendit.

“Parregullsitë që kanë vijuar prej orës 7:00 në mëngjes e deri në orën 16:00 pasdite, rezultojnë të jenë të natyrës të votimeve më shumë se një herë. I kemi 86 raste të tilla, ku qyteti i Pejës prin në këtë drejtim, për të vazhduar me Lipjanin, Prizrenin, etj”, ka shtuar Hapçiu.

Sipas saj, gjatë këtyre 9 orëve të votimit, janë evidentuar 3060 raste të votimit familjar në nivel vendi, ku prijnë komunat e Gjakovës, Lipjanit dhe Pejës.

“Prej momentit të hapjes së vendvotimeve, 511 votues, kanë pasur të gjejnë veten në listat e votuesve, derisa komunat që prijnë në këtë drejtim janë Mitrovica dhe Prishtina”, ka shtuar Hapçiu.