Hoxhaj telefonon Poposkin, ofron ndihmën qeveritare të Kosovës për Maqedoninë

07.08.2016 14:55:21

Kosova ka shpreh gatishmëri për të përkrahur në cfarëdo forme shtetin e Maqedonisë. Kjo është bërë e ditur nga një komunikim i kryeministrisë, por edhe nga bisedat telefonike që ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pasur me homologun e tij maqedonas.

“Kosova qëndron përkrah Maqedonisë pas viktimave në njerëz dhe dëmeve të mëdha të pësuara gjatë 24 orëve të fundit. Në bisedën telefonike që pata sot me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki, i shpreha ngushëllimet e mija për humbjen e jetërave të qytetarëve, solidarizimin në emër të qeverisë së Kosovës dhe gatishmërinë për të ofruar çfarëdo ndihme që ka nevojë” ka thënë Hoxhaj.

Më tej, ai ka thënë se “Maqedonia është një shtet fqinjë mik dhe Kosova do të bëj gjithëçka për t’i dal në ndihmë në këto ditë të vështira”.