Zhduket një vajzë në Prizren

07.08.2016 14:57:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë në Prizren është zhdukur.

Në njoftim të Policisë thuhet se ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se që nga data 6 gusht, viktima, vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.