Do marr borxh nje jete, ndoshta dy jete te shlyej “borxhin” qe te kam ty, per dashurine qe me fale mua ..!!!”

03.12.2020 22:37:45
Nga Pirro Minella
…..Cdo dite e me shume qe parakalon ne jeten time, aq me shume shtohet malli per ty.
Ehhhh, sa borxh te kam dashuria ime!!
Lum une qe te njoha Ty, qe isha prane teje ne ato caste magjishme. Kur lundroja ne detin here te qete dhe here te trazuar te pasionit tend.
I lumtur isha une qe njohem tere fantazite tona aty ne oret e vona te nates.
Sa here kemi enderruar nje jete te dyte per te plotesuar lumturine tone. Nuk me mjaftonte kjo lumturi por edhe ne gjumin e thelle ne endrra te geja vetem Ty.
Lumturia jone zgjaste deri ne agimin e praruar dhe une gjendesha prane kurmit tend lakuriq, pas asaj nate te zjarrte, kur mbi gjoksin tend buzet mbeshtesja, puthja buzet, thithja aromen tende, arome qe me dehte.
Por te humba, ose me mire humbem njeri tjetrin, ne rrjedhen e jetes, ishim ne parajse dhe tani ndihem ne ferr, lutem dhe therras ne kupe te qiellit :
Te kam borxh!!
Te qeshurat e tua qe me gjalleronin shpirtin tim.
Te kam borxh edhe lotet qe ti shkaktoja une.
Te kam borxh cdo gje te bukur tende, kohen qe rrije dhe bisedonim sy me sy.
Te kam borxh ato nete te gjata pa gjume kur rrije me prisje te trokisja lehte tre here ne deren tende.
Te kam borxh ato puthjet e zjarrta, ledhatimet ato perqafimet, ato fjalet rreze veshit tim.
Te kam shume borxh edhe gjumin e embel qe ta rrembeva.
Te kam borxh edhe zgjimet tona te bukura, te pergjumura, ato shtriqte e trupit dhe perqafimet te ngrohta.
Te kam shume borxh ato valet e pasionit tend te shfrenuar. ……Prandaj i lutem Zotit te me jape “borxh” nje jete, jo nuk me arrin te laj borxhet per Ty, mbase me duhen dy jete qe te jem i qete te mos kem bortxh karshi teje……
Image may contain: 1 person, sitting