Dogana hap homazhet për oficerin doganor që ndërrojë jetë si pasojë e COVID-19

24.04.2020 12:15:41

Dogana e Kosovës hapi homazhet për oficerin doganor dhe njëherë zyrtarin e parë shtetëror Kujtim Qafleshi që ndërrojë jetë si pasojë e COVID-19.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka hapi librin e homazheve.

“Humbja e Kujtimit në moshën 53 vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëheri të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoj aq shumë” theksoj Xhaka.

Gjithashtu sot të gjitha takimet e Doganë filluam me një minutë heshtje në nderim të zyrtari tonë.