Meta takon kardinal Troshanin: Mbështetje forcimit të besimit e paqes

07.09.2017 19:09:18

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti këtë të enjte në një takim eminencën e tij, kardinalin Ernest Simon Troshani.

Presidenti Meta e uroi kardinal Troshanin për përmbushjen me sukses të misionit papnor, si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Zoti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij president, shkruan Top Channel.

Duke u ndalur në rolin e posaçëm të kardinal Troshanit për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë dhe dashurisë mes shqiptarëve, kreu i shtetit e siguroi eminencën e tij për mbështetjen e tij në këtë mision të shenjtë, në shërbim të Zotit dhe të kombit shqip