Para dhe pas uraganit Irma, kjo është gjendja e ishujve Karaibe (Foto)

07.09.2017 19:12:08

Këto fotografi tregojnë më së miri dëmet që i ka shkaktuar uragani Irma, që brenda pak orëve arriti në Ishujt e Karaibeve.

Imazhet para dhe pas, tregojnë vendet që dikur ishin parajsë kurse pas goditjes së erërave të forta që lëviznin me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, ka shkatërruar gjithçka që i kishte dalë përpara, transmeton Telegrafi.

Uragani Irma ka prekur ishujt Anguilla, Barbuda, Saint-Barthelemy, St Martin dhe Ishujt e virgjër britanik.

Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara ky uragan është nisur drejt qyteteve që në total kanë mbi 49 milionë banorë, dhe nëse nuk ndërmerren veprime për evakuimin e këtyre zonave, rezultatet do të jenë katastrofike.