Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë/ Arrestohen 2 persona, procedohen 6 të tjerë

21.12.2021 10:30:10

Dy të arrestuar dhe 4 të proceduar nga policia e Tiranës për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Policia informon se në pranga kanë përfunduar dy persona pasi dogjën flamurin e Serbisë, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, kundër ‘Ballkanit të Hapur’. Në pranga ra Astrit Cara, 41-vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56-vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Sipas policisë, këta persona akuzohen se gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.