Selia e PD rrethohet nga protestuesit

20.12.2021 18:12:24

Teksa po afron ora 16:00, protestues të shumtë kanë rrethuar selinë blu. Një numër i madh protestuesish është vënë re para zyrave të Partisë Demokratike, ku në foto duket edhe makina e Lulzim Bashës, e parkuar pranë disa Range Rover-s.

Pak ditë më parë në një emision televiziv lideri historik i PD Sali Berisha thërriti protestën kundër Ballkanit të Hapur, nismës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Në Kuvendin e mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve Basha doli kundër duke përdorur të njëjtat rreshta si në fjalimet e Ramës për mosbashkimin e Kosovës se ”Sovranizmi sjell izolim”.