Dokument/Ja letra që Komisioni i Venedikut ia dergoi Kurtit

05.05.2020 22:13:43

Komisioni i Venecias nuk e ka trajtuar kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për një opinion rreth kompetencave të presidentit të Kosovës, përkitazi me shpërbërjen e Kuvendit dhe me formimin e Qeverisë.

Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiccio, ia ka kthyer Kurtit letrën të martën.

Në këtë letër, Komisioni i ka thënë Kurtit se nuk mund të merret me kërkesën e tij, sepse do ta dëmtonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.