Dom Jeton Thaqi reagon për iftaret politike: Edhe unë do të merrja pjesë në iftare që do t’i shtronte Bashkësia Islame, por jo kështu me paratë publike!

01.06.2017 23:10:24

Dom Jeton Thaqi ka reaguar pas rasteve të shtrimit të iftareve me paratë publike, dhe e quan manipulim me elektoratin  dhe me bashkësitë fetare.

“Derisa në të kaluarën vetëm pse transmetohej mesha në Televizionin publik, sipas disave, na vihej në krizë laiciteti i shtetit. Ndërsa sot, me paratë publike, shtrohen iftare për mijëra e mijëra persona dhe kjo s’na qenka aspak problem për laicitetin e shtetit. E vërtetë që s’mund ta prek laicitetin e shtetit aty ku në fakt s’ka shtet në kuptimin e plotë të fjalës, por ka më shumë manipulime, në këtë rast me elektoratin e më drejtpërdrejt me bashkësitë fetare!” thuhet në reagimin e dom Jeton Thaqit.

I kontaktuar nga fokusi.org lidhur me këtë postim, dom Jeton Thaçi thotë se nuk është kundër iftareve, madje po të ftohej do të merrte pjesë edhe vetë.

“Po jam kunderi iftaret qe paguhet prej paras publike, por nuk jam kunder iftarit qe paguhet prej bashkesise islame. Edhe une shkoj ne iftar nese me thrrasin, por jo keshtu. Duhet te kuptohe gjanat kjart.” – ka sqaruar dom Jeton Thaqit.
Gjatë këtyre ditëve parti të ndryshme kanë shtruar iftare me besimtarë të shumtë, e që ka ngjallë reagime të shumta. Dhe këto reagime kanë ardhur edhe për shkak se këto darka iftaresh po shtrohen në kontekst të fushatave zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit./fokusi.org