Bardhyl Metaj ironizon Kadri Veselin dhe Ramush Haradinjan: Merrne me vete edhe Besim Beqajn!

01.06.2017 23:28:01

Bardhyl Metaj ka ironizuar me Kadri Veselin dhe me Ramush Haradinajn për shkak të frikës për të marrë pjesë në debate televizive, dhe thotë se LDK si parti e tolerancës t’ua mundësojë atyre të marrin m vete edhe Besim Beqajn.

Këtë mirëkuptim e ka z. Metaj për shkak se janë “ngjiz turr e vrap, dhe n’terr”.

Nëse s’guxojnë që vetëm njëri prej tyre – pra Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj, si të vetëm – me i dalë ballë për ballë në debat televiziv – Live – Dr. Avdulla Hotit – mendoj se si LDK-ë, si parti e tolerancës, e mirëkuptimit dhe e dialogut – duhet t’i mundësojmë Ramush Haradinajt e Kadri Veselit, që t’a marrin me vete, edhe Besim Beqajn (n’fakt, të vetmin ekonomist serioz, që e kanë i gjithë Koalicioni!)
– Kaq mirëkuptim, pas parasysh se janë “ngjiz turr e vrap, dhe n’terr” – besoj se duhet të kemi…
– Pse’jo?”- thuhet në postimin e z.Metaj në facebook.