Donald Trump i bën thirrje Izraelit ‘të qëndrojnë të fortë’

28.12.2016 16:58:10
Përderisa muajin e ardhshëm ai do ta marrë detyrën si president i SHBA-së, ai po i bën thirrje Izraelit “të qëndrojnë të fortë”.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, javën e kalur ka kritikuar ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara në Izrael, ndërsa Trump është ankuar se Izraeli është trajtuar me “përbuzje dhe mungesë respekti”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të vazhdojmë ta lëmë Izraelin të trajtohet në mënyrë të tillë dhe me mungesë respekti”, ka shkruar Trump në Twitterin e tij.