Donald Tusk takon Ramën në Bruksel: Reformat tuaja, shembull për rajonin

04.12.2017 21:10:13

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me kreun e Këshillit të Europës, Donald Tusk. Ka qenë vetë kreu i KiE i cili përmes një postimi në Twitter të shoqëruar edhe me një foto shprehet se kishte zhvilluar një takim të mirë me kryeministrin shqiptar, ndërsa thekson se vendi duhet të vijojë me reformat për shtetin ligjor duhet të vijojnë për të avancuar rrugën drejt BE.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët për mediat këtij takimi Tusk e siguroi Ramën se Shqipërua e ka në krah BE-në dhe se në Bruksel ka vetëm miq. Tusk vlerësoi reformat e guximshme të ndërmarra nga qeveria Rama, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një nga shembujt më të mirë në rajon për ambicien europiane.

Rama nga ana e tij shprehu mirënjohje për mbështetjen që vendi ynë ka marrë në  procesin e integrimin.