Donçev: Gruevski dhe Poposki janë frikacakë

08.12.2016 20:07:37

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 1, nga koalicioni “OBRM për Maqedoninë”, Den Donçev, sot së bashku me kandidatë tjerë për deputetë nga ky koailicion, kanë realizuar takim me banorët e rajonit të Priporit, prej ku Donçev, tha se Nikolla Gruevski dhe Nikolla Poposki janë frikacakë, për shkak se ikin nga debatet.

“Gruevski dhe Poposki janë frikacakë, jo vetëm se ikin nga debatet, por edhe bëjnë presion të paparë ndaj mediumeve që të mos organizojnë emisione debative, për personat që janë të gatshëm të debatojnë. Kjo konkretisht ka ndodhur me TV Tellman, ku duhej të kisha një debat me barëtsit e listës së deputetëve, nga njësitë zgjedhore 1 dhe 4, por ajo u anulua për shkak të presioneve të larta nga ana e Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale”, tha mes tjerash Donçev.

Ai gjatë aktiviteteve parazgjedhore ka qëndruar edhe para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku edhe Nikolla Poposkit i’a parashtroi pyetjet që i kishte pëtgatitur për debat.