Doris Pak kërkon nga Vuçiq që të ndërhyjë te Dodik për referndumin

23.08.2016 11:11:07

Doris Pak, ish-eurodeputetja e CDU-së në Parlamentin Evropian, ka kërkuar nga kryeminstri i Serbisë që të bisedojë me Milorad Dodikun, kryetarin e Republika Srpskës në Bosnjë lidhur me referndumin e paralajmëruar për 25 shtator. Këtë e ka njoftuar B92 në një shkrim të gjatë lidhur me këtë çështje.

Doris Pak ka kërkuar nga Vuçiq që t’ia bëjë të qartë Milorad Dodikut se referendumi për 9 janarin si ditë e Republika Srpskës, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “duhet t’ia bëjë të ditur se mbatje e referendumit të tillë do të rrënonte marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet Serbisë dhe Bosne e Hercegovinës, dhe asesi nuk do të bënte për paqe në Bosne e Hercegovinë”.

Mirëpo, kryeminstri ser, Vuçiq, ka hedhur poshtë çdo mundësi që të ndërhyjë, siç thotë ai, në punët e brendshme të shteteve të tjera, sepse “nuk janë të autorizuar, dhe as që munden të përcjellin çfarëdo qëndrimesh mbi ato që ndodhin në territorin e shteteve të tjera”.

Edhe presidenti serb, Nikoliq ka shprehur qëndrime të ngjashme, i cili gazetarëve u ka thënë se “RS vetë e udhëheqë politikën e vetë, se për këtë ka të drejtë, por duhet të mirret parasysh konteksti më i gjerë”.