Dortmundi bllokohet në aeroport, Sancho e Diallo harrojnë pasaportat

13.02.2019 13:38:03

Pa pasaportë nuk ka udhëtim me avion, edhe nëse një skuadër e rëndësishme futbolli. Borussia e Dortmundit është detyruar të zbarkojë me vonesë në Londër, ku sonte në mbrëmje, në orën 21:00, do të përballet me Tottenhamin për në takimin e vajtjes së fazës së 1/8-ave të Championsin.

Arsyeja është banale dhe kë ta bëjë me dy futbollistë, Sancho dhe Diallo, që kishin harruar pasaportat në shtëpi. Ekipi mbeti i bllokuar në aeroport për aq kohë sa iu desh të dy lojtarëve për t’u kthyer në banesë për të marrë mjetin e identifikimit.