Doruntinë Maloku e quan monstër Nasim Haradinajn

21.12.2017 14:14:49

Doruntinë Maloku, e bija e Enver Malokut të vrarë më 11 janar 1999, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt, sipas të cilit vrasjet e njerëzve të LDK-së na qenkan punë e madhe.

Në një reagim të saj, Doruntinë Maloku ka kërkuar që kryeministri Haradinaj dhe organizatat e dala nga lufta të distancohen nga kjo deklaratë monstruoze e Nasim Haradinajt, kurse nga OVL e UÇK-së të marrë vendim ta shkarkojë nga kreu i saj.

Ky është postimi i plotë i Doruntinë Malokut:

Kam dëgjuar disa herë që kur bëheshin plane për vrasjen e kundërshtarëve politikë në Kosovë, pra për vrasje të intelektualëve të shquar të LDK-së, grupe të caktuara njerëzish të sojit të Nasim Haradinajt indoktrinonin të rinjtë duke u thënë që zyrtarët e LDK-së janë udbashë dhe ata duhet të eliminoheshin.

Ky monstra, mbrëmë e paska konfirmuar edhe publikisht këtë gjë: Punë e madhe që janë vra njerëzit e LDK-së, paska thënë ai!
Njëmend?

Mos e vet se t’kallxon vet, ka thënë populli!

Si deputete e LDK-së në Parlamentit të Kosovës, i kërkoj Kryeministrit Haradinaj dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta që urgjentisht të distancohen nga deklaratat e Nasim Haradinajt.

Si fëmijë i një dëshmori të UÇK-së, Heroi të Kosovës, e zyrtari të lartë i LDK-së, i vrarë në atentat më 11 janar 1999, kërkoj urgjentisht nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që ta shkarkojë këtë fundërrinë nga kjo pozitë sepse ky nuk përfaqëson interesat e veteranëve as të neve familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe jo se jo vlerat e luftës!