Dr. Anthony Fauci: Testimi i viruseve është i dobët

14.03.2020 17:11:15

Shtatë javë kanë kaluar që kur u njoftua rasti i parë amerikan i koronavirusit, dhe qeveria nuk po arrin të japë llogari për ato që mund të jenë mijëra infeksione shtesë për shkak të problemeve të vazhdueshme me testimin.

Shqipëria e zbuloi rastin e parë në mesnatën e të dielës, para 5 ditësh, por mjekët kishn pohuar se virusi mund të ishte present prej me shumë kohësh. Vetë fakti që persona i parë i deklaruar me koronavirus ishte futur në Shqipëri më 26 shkur e vërteton këtë.

Në SHBA e pranojnë që sistemi ka dështuar, në Shqipëri nuk ka deklarata të tilla.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA deklaroi se “sistemi nuk është me të vërtetë i përshtatur me ato që na duhen tani,” raporton AP.
“Ky është një dështim. Është një dështim, le ta pranojmë.”

Situata mund të jetë e ngashme edhe në vende të tjera, por askush nuk ka forcë të pranojë të tilla dështime.

Disa media amerikane thonë se fillimisht ishin vonesat në marrjen e kutive të testimit në laboratorët e shëndetit publik shkaku, por pengesat kanë vazhduar, duke çuar shkencëtarët të konkludojnë se virusi ka marrë rrënjë në më shumë vende sesa thonë zyrtarët e qeverisë.

Zyrtarët shëndetësorë të Sh.B.A.-së, për shembull, premtuan gati një muaj më parë të futen në një rrjet kombëtar laboratorësh që monitorojnë gripin.

Ky sistem është vetëm fillimi dhe është një shembull që duhej ndjekur.

Testimi në shkallë të gjerë është një pjesë kritike për të gjurmuar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe ndarjen e burimeve për trajtim.

Mungesa e shifrave të sigurta gjithëpërfshirëse do të thotë që shifrat në shumë vende mund të tejkalohen shpejt nga raste të pazbuluara. Shqipëria nuk bën përjashtim.