Dragash, një i dehur me armë zjarri në lokal

06.03.2017 16:45:26

Pak pas mesnate, Policia e Dragashit ka pranuar një informacion që bënte me dije se një qytetar e kishte ekspozuar një armë zjarri në ambientet e një lokali hotelier në fshatin Pllavë. Në vendin e ngjarjes policia e ka takuar dhe kontrolluar të dyshuarin me ç’ rast i është  gjetur një pistoletë të llojit TT M57 me tetë fishekë në karikator. Gjatë bisedës me të dyshuarin ka lindur dyshimi se i njëjti kishte konsumuar pije alkoolike gjë që është verifikuar me alkool test dhe ka rezultuar të jetë 2.42 promilë. Për rasti është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit dhe më vonë të merret në pyetje për armën.