Suharekë, lëndohen dy fëmijë me mjet shpërthyes

06.03.2017 16:49:45

Rreth orës 14:30, dy fëmijë: dhjetë e njëmbëdhjetë vjeç e kishin gjetur një mjet të dyshimtë, me gjasë granatë dore në afërsi të Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Kasterc të Suharekës. Më pas kishin shkuar në oborrin e njërit nga fëmijët dhe gjatë manipulimit, mjeti i dyshimtë kishte eksploduar duke u shkaktuar lëndime trupore të dyve. Për trajtim mjekësor të lëndimeve është përkujdesur Spitali Rajonal i Prizrenit dhe QKUK e Prishtinës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në prizren apelon tek të gjithë ata që hasin në mjete të dyshimta të mos i prekin ato se janë të rrezikshme por ta lajmërojnë Policinë e Kosovës  në numrin e telefonit pa pagesë  192.