Dramë në familjen e futbollistit të Tottenham, i vritet i vëllai në Francë

13.07.2020 17:28:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për familjen e futbollistit të njohur të Tottenham, Serge Auier.

Christopher Aurier, vëllai i futbollistit u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në Toulouse, qytet në jugperëndim të Francës.

Policia franceze njoftoi se kur mbërriti ndihma e shpejtë 26-vjeçari ishte në gjendje të rëndë nga plagët që kishte marrë në bark.

Christopher Aurier ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Personi që e qëlloi është ende në arrati.

Mediat e huaja raportojnë se se edhe Christopher ashtu si i vëllai luajti për ekipin e Paris Saint Germain, por në kampionatet amatore.

Aktualisht ishte pjesë e Toulouse Rodéo, në Divizionin e 5-të. Ai e kishte filluar karrierën e tij te Lens, si vëllai i tij Serge, por pa mundur të kalonte në futbollin profesionist.

Dramë në familjen e futbollistit të Tottenham, i vritet i