Draxler: Nuk largohem nga PSG

02.10.2017 18:27:09

Me ardhjen në skuadër të Neymar e Mbappe, disa lojtarë të Paris Saint-Germain nuk po gjejnë shumë hapësira dhe kjo mund t’i çojë drejt largimit. Një prej tyre mund të jetë Julian Draxler, i cili ndiqet me interes nga Arsenal e Barcelona.

Pavarësisht zërave të merkatos dhe përforcimeve të reja, gjermani nuk ka ndërmend të lëvizë nga Parisi. 24-vjeçari deklaroi se ndihet shumë i lumtur nën urdhërat e Unai Emery dhe se për të është një nder që mban veshur fanellën e Paris Saint-Germain.