Drecun: Kosova ta dëgjojë Amerikën, të formohet Asociacioni!

20.08.2016 13:14:23

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar sinjal të qartë Kosovës se duhet sa më parë ta bëjnë formimin e themelimin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, zv/presidenti i amerikan, Joi Biden gjatë vizitës dy ditore në Kosovë u shpreh qartë se duhet të respektohen dhe të zbatohen në plotësi Marrëveshjet e Brukselit, duke përmendur edhe çështjen e Asociacionit.

Drecun ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vlerësuar përpjekjet e Serbisë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel me Republikën e Kosovës.

“Ajo që u shfaq nga bisedimet në Bruksel ishte kur Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vlerësojnë edhe interesat e shtetit të Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova nuk duhet ta nënvlerësoj llojin e autoritetit të Shteteve të Bashkuara.