Drejtori i AKI-së sot raporton për gjendjen e sigurisë në vend

17.08.2020 09:31:48

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, do të raportojë para komisionit parlamentarë që e mbikëqyrë këtë agjenci.

Mblidhet sot Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.

Në këtë komision, do të raportojë drejtori i AKI-së, lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve të këtij komisioni do të filloj në ora 09:30.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 24.06.2020;
  3. Raportim i Drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë;
  4. Të ndryshme.