Shqipëri/ Aksident i frikshëm në Shkodër, 3 makina bëhen copa, 6 të plagosur

17.08.2020 00:20:05

Gjashtë persona, identitetet e të cilëve nuk dihen ende kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin Shkodër-Koplik, në zonën e njohur si vija e Vrakës.

Tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, mësohet se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë dërguar me urgjencë të plagosurit në spitalin e Shkodrës.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerët, jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/ Aksident i frikshëm në Shkodër, 3 makina bëhen copa, 6