Vuçiq si president premton menjëherë të hap “çështjen e Kosovës”

30.05.2017 15:09:35
Presidenti serb në ardhje, Aleksandar Vuçiq ka thënë se posa të nisë detyrën e shefit të shtetit ka për synim të hap çështjen e Kosovës dhe se nuk e ka ndërmend të heqë dorë prej saj.

“Do të betohem në Kushtetutë, nuk kam të drejtë të heq dorë nga Kosova por duhet të hapim këtë temë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Këto deklarata ai i ka bërë duke iu përgjigjur liderit të LDP-së Çedomir Jovanoviq pasi ky i fundit e pyeti nëse si president i vendit do të zgjidh nyjet e Gordit të cilat mjegullojnë perspektivën evropiane të vendit kur është fjala për Kosovën..

Tutje Vuçiq ka theksuar se nuk do ta pranoj Kosovën por është i gatshëm të pranoj faktin se në mesin e tyre ka shumë mite dhe legjenda.

“Nuk do të mund t’i zgjidhi të gjitha problemet, do të kem më shumë kohë për çështjet strategjike, siç është Kushtetuta, Kosova e Metohija, arsimi etj”, ka përfunduar ai.