Dogana konfiskon pajisje dentare me vlerë mbi 15 mijë euro

30.05.2017 14:56:40
Dje oficerët doganor në aeroportin e Prishtinës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e pajisjeve medicinave dentare me vlerë mbi 15,000 euro.

Gjatë kontrolleve rutinore të oficerëve doganor në aeroport, ku udhëtarët të cilit udhëtonin nga Turqia iu nënshtruan kontrollit. Dy shtetas turq janë selektuar për kontroll detal. Pasi janë seleketuar në njërën nga valixhet tek njeri udhëtar janë vërejtur se posedon të fshehura pajisje dentare.

Derisa udhëtari tjerët ka arritur të dal jashtë kontrollës por oficerët doganor e kanë ndaluar duke arritur të gjejnë edhe personin e tretë i cili priste që të bënte transportin e këtyre pajisjeve. Gjithashtu edhe në kontrollin e veturës janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Pasi që është gjetur ky mall pa dokumentacion njësit e hetuesisë së doganës kanë lokalizuar edhe pranuesin e tyre ku edhe është bastisur një laborator dentar në Mitrovicë (edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe janë procedura për kundërvajtje doganore gjithashtu edhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë