Drejtori i FBI-së mbulon kamerën e tij me shirit

15.09.2016 15:57:55

Drejtori i FBI-së, James Comey, ka mbrojtur vendimin e tij për mbulimin e kamerës së tij me shirit, pasi ishte tallur nga të gjithë për masat e tij të sigurisë në fillim të këtij viti, shkruan Daily Mail.

Shefi i FBI-së tha se mbulimi fizik i kamerës së laptopit është kuptimplotë dhe një hap që të gjithë duhet ta ndjekin, transmeton KosovaPress.

Ai thotë që çdokush duhet të veproj njëjtë, në mënyrë që të ndalojnë hakerët nga spiunimi përmes kamerave.

“Ka disa gjëra të ndjeshme që ju duhet të bëni dhe kjo është njëra prej tyre”, tha Comey gjatë një konference në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.