Drejtori i Kulturës i Vetëvendosjes, s’e di si shkruhet “Kulturë”

19.05.2018 22:07:43
Institucionet e Kosovës vuajnë prej analfabetëve funksional.

Një prej tyre po del të jetë edhe Skënder Merturi, Drejtori i Kulturës në Komunën e Klinës, një aktivist i kamotshëm i Vetëvendosjes.

Ai është Drejtor i Kulturës, por faktikisht nuk e di as sesi shkruhet “kulturë” dhe e shkruan “kultur”.

Pra, edhe pse ai në çdo rreth tij mund të lexojë “kulturë”, “kulturë”, përsëri nuk e di sesi shkruhet.

Pas koalicionit me AAK-në, LDK-në dhe subjekte të tjera për të qeverisur me Klinën, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë udhëheq me dy drejtori, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Drejtorinë për Shërbimet Publike dhe Emergjente.