Limaj takon gjeneralin kroat Ante Gotovina

19.05.2018 21:55:23

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar në Zagreb gjeneralin kroat Ante Gotovina.

Limaj, përmes një posrimi në Facebook, ka thënë se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë.

Postimi i Limajt:

“Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina.

Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë.

Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona.

Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi”, ka shkruar Limaj.