Drejtori i Policisë tregon si u mor vendimi që Njësia Speciale të vendosej në pikat kufitare në veri, pas vendosjes së reciprocitetit

12.10.2021 13:27:59

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka raportuar lidhur me operacionin policor në veri të vendit, pas vendosjes së masës së reciprocitetit me Serbinë për targat.

Mehmeti ka treguar se me 15 shtator kishte takuar ministrin Sveçla, i cili i kishte bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të implementimit të reciprocitetit me Serbinë në aspektin e targave.

Duke parë që stacioni për mbikëqyrjen e kufirit në Jarijne respektivisht në Leposaviq nuk kanë hapësira të mjaftueshme për vende pune, ne kemi vendosur që më datën 16 të konstruktojmë një konstruksion i përberë nga kontejner që do të shërbente si stacion për kontroll të kufirit. Departamenti i kufirit dhe i operacioneve dhe hetimeve kanë raportuar se janë të gatshëm të fillojnë me operacionin që është quajtur “Operacioni qarkullimi i automjeteve””, ka thënë Mehmeti.

Drejtori i Policisë më tej ka shtuar se në takimet që kanë mbajtur si institucion është theksuar se reciprociteti do të mund të pengohej nga strukturat ilegale dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës dhe se ka informata inteligjente se këto struktura mund të vendosin barrikada në rrugë