Ëndrra për Botëror! INCIDENT para ndeshjes Shqipëri-Poloni, ndërhyn urgjent policia, çfarë ka ndodhur përpara Pallatit të Kongresit?

12.10.2021 19:22:12

Sot në 20:45 do të nis të luhet ndeshja Shqipëri-Poloni, një takim shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e kuqezinjve në kampionatin Botëror.

Një incident ka ndodhur para ndeshjes.

‘Ultrasit’ nga Prishtina janë përplasur me tifozët polakë, përpara Pallatit të Kongresit. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Policisë e cila ka ndaluar këtë situatë që mund të agravonte më tepër.