Jakimovski: Zgjedhjet parlamentare ishin të suksesshme për GROM-in

17.12.2016 20:34:23

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin të suksesshme për GROM-in si parti politike, pasi në përbërjen e re parlamentare do të përfaqësohet me dy deputetë dhe gjithashtu edhe mëtej do të jetë e rëndësishme në skenën politike, verësoi Stevço Jakimovski, kryetari i GROM, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Qendror të kësaj partie.

Nga kjo parti njoftuan se do të punojnë për përforcimin e kapaciteteve partiake, me qëllim që siç thanë, të jenë të përgatitur për ciklet e ardhshme zgjedhore.