Drenicaku tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë

27.12.2016 11:34:23

Një person në Skenderaj për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.