Shtatë të rinj tentojnë të djegin të pastrehun (Video)

27.12.2016 11:39:15

Policia gjermane po merr në pyetje shtatë të rinj të cilët dyshohen se kanë tentuar ta djegin një të pastrehë në stacionin e metrosë në Berlin, gjatë festës së Krishtlindjeve në këtë vend.

Të dyshuarit janë të moshës nga 15 deri 21 vjeç, bëhet e ditur nga Policia.

Policia njofton se gjashtë prej tyre janë dorëzuar në Polici derisa i shtati është arrestuar pasi që i është publikuar fotografia e tij.

I pastrehu (37 vjeçar) flinte në stacionin e metrosë kur rreth orës 2 të mëngjesit në mes të së shtunës dhe të dielës i janë djegur rrobat.

Ndërkohë, policia gjermane kishte publikuar pamjet ku shihen të dyshuarit. /Telegrafi/