Strategjia e Zgjerimit të BE prezantohet më 6 shkurt

23.01.2018 17:06:02
Parlamenti Europian do të njihet më 6 shkurt me strategjinë e zgjerimit të BE-së përmes një raporti që titullohet “Perspektiva e vërtetë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor “.

Teksti final i strategjisë do të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve Europianë që kryesohet nga Jan Klod Juncker .

Sipas suazës indikative kohore të Komisionit Europian, rezulton që 2019 do të jetë viti vendimtar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, shkruan syri.net.

Mediat raportojnë se dokumenti final do të përfshijë udhëzimet e përgjithshme mbi ecurinë e proçesit të shteteve të rajonit dhe data konkrete për progresin e shënuar nga Serbia dhe Mali i Zi.