Premtimi i papërmbushur i Shpendit për dollapët në shkolla

23.01.2018 16:57:33

Arlinda Bajra çdo ditë i shoqëron dy fëmijët e saj në shkollë. Për të kjo është një punë e lodhshme, por pesha e rëndë e librave në çantat e femijëve të saj e detyron ta bëj këtë gjë.

“Është tepër e lodhshme. Çanta është rreth 10 kilogram”- ka thënë ajo, shkruan portali “Zëri.info”

Image

Në lidhje me këtë gjë asaj nuk i janë pranuar as kërkesat e as ankesat që i ka parashtruar  shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Që 4 vjet jam në këtë shkollë me djalin e  madh dhe kam bërë kërkesa e ankesa  vet si prind dhe asnjëra nuk më është  marrur parasysh, kështu që asgjë nuk pres absolutisht asgjë.” – ka shtuar ajo.

E nuk është i vetmi ky prind që ankohet për këtë gjë. Ermira Bytyçi, prind i po  kësaj shkolle si zgjidhje të vetme për këtë problem sheh vendosjen e rafteve të librave në korridoret e shkollës.

“Më e mira do të kishte me qenë jashtë në korridor me i vendos dollapat. Në qoftë se i vendosin në korridor, atëherë është kujdestari i korridorit  ose dikush tjetër i cili nuk do të lejonte që të i dëmtojnë dollapet”, ka thënë ajo.

Image

Poashtu peshën e rëndë të çantave edhe ajo e sheh ngarkesë për fëmijët, shkruan tutje “Zeri.info”

“Është ngarkesë për fëmijët, sepse në secilën lëndë në shumicen e rasteve i kanë nga dy libra, dy fletore,veç llogarite ajo ka 4 ose 5 orë është tepër e ngarkume. Shkon deri në 10 kilogram qanta” –ka thënë ajo.

Ndryshe nga prindërit mendon drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylie Bala. Sipas saj janë vet prindërit fajtorë për peshën e rëndë  të qantave të fëmijëve, pasi që në shkollë janë ende funksionale dollapet që i ka siguruar Komuna e Prishtinës për vendosjen e librave, transmeton “Zeri.info”

“Qdo prind mundohet që ta bëjë më të mirën për fëmiun e tij p.sh duke i blerë fletore të ndryshme, vizatime të ndryshme ngjyra të ndryshme, aq shumë ngarkohen dhe femijët  nuk janë të vetdijësuar dhe i marrin të gjitha ato dhe i ngarkojnë në qanta” – ka thënë drejtoresha e kësaj shkolle.

Image

Në lidhje me akuzat e prindërve se janë mësueset ato qe i detyrojnë nxënësit të marrin të gjitha librat me vete, ajo thotë se mësueset duhet t`iu jepin nxënësve vetëm  librat obligativ.

“Mësueset janë të obliguara t’u tregojnë cilat libra dhe fletore duhet t’i marrin. Detyrat e shtepisë, fletoret e punës ndonjëherë i marrin për ushtrime praktike në klasë, ndonjëherë në shtëpi. Shumica e fëmijëve të cilklit të ulët prej 1-5 i vendosin  në dollapa librat dhe fletoret”- ka thënë Bala.

Image

Në këtë shkollë janë edhe prindërit ata  të cilët kontribojnë si në sjelljen e dollapeve e poashtu edhe për renovimin e tyre, shkruan “Zeri.info”

“Përpos shtëpiakut që e kemi dhe  prindërit në baza vullnetare vijnë dhe i rregullojnë dollapet e prishura.” – ka shtuar ajo.

Image

Të pyetur se a është kjo ende njëri ndër premtimet e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, për relalizimin në tërsi, pas një javë pritje  zyrtarët e Komunës së Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigjje.