Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer pritet të jenë gati për ndeshje ndaj Real Madridit
Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madridin, e cila luhet nesër në kuadër të çerekfinales së Ligë së Kampionëve.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka stërvitur me skuadrën gjermane, dhe pritet të jetë gati për ndeshje e nesërme, shkruan Marca.
Lewandowski ishte në dyshim për përballjen me Realin pasi kishte lënduar krahun në ndeshje ndaj Borussia Dortmundit.
Kurse, në me skuadrën ka stërvitur edhe portieri gjerman, Manuel Neuer, i cili ka munguar në tre ndeshjet e fundit në Bundesligë për shkak të një operimi. /Express/







































