Driton Selamanaj në LDK, angazhohet të ofrojë njerëz të rinj

13.05.2017 18:27:13
Analisti Driton Selmanaj ka vendosur t’i bashkohet Partisë së themeluar prej Ibrahim Rugovës.

Burime të Express kanë treguar se Selamanj është angazhuar të ofrojë edhe njerëz të rinj në LDK, në përpjekje për të shtuar mundësinë e fitores në zgjedhjet e fundit. Selamanj në paraqitjet publike s’e kishte mohuar asnjëherë mundësinë e përfshirjes në politikë derisa kishte përjashtuar PDK’në.

Zgjedhjet e reja parlamentare janë caktuar më 11 qershor të këtij viti pas rrëzimit të Qeverisë me votat e PDK’së dhe të opozitës.

Selmanaj madje pati parashikuar se nuk do të ketë shpejt zgjedhje të reja.

Ndryshe, LDK është duke negociuar për të bërë edhe koalicione me AKR’në dhe Alternativen e Ilir Dedës e Mimoza Kusarit.

Ende asgjë nuk është zyrtarizuar.