Driton Selmanaj: Nisma për amnistimin e deputetëve, e papranueshme

25.01.2018 15:02:43

Driton Selmanaj, në emër të Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se në vend që deputetët e Kuvendit të Kosovës të flasin për gjendjen në vend, ata po janë të detyruar të flasin për skandalet.

Selmanaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se 11 deputetë kanë marrë iniciativë për faljen e deputetëve nga ndjekja penale nga data 25 gusht e vitit 2015.

“Ne vlerësojmë se përmes kësaj nisme deputetë të Kuvendit të Kosovës provojnë që të nxisin dhe legjitimojnë përdorimin e mjeteve parapolitike në ambientet e Kuvendit të Kosovës për realizimin e qëllimeve politike. Mesazhi që kjo nismë përçon te njerëzit kudo që jetojnë në Kosovë është se kushdo, dhe kurdo mund të kryej çfarëdo vepre penale dhe një ditë vjen një kastë politike e papërgjegjshme dhe i falë të gjitha ato”, tha Selmanaj.

Sipas tij, nismat e tillë janë të pakuptimtë, të dëmshme dhe në kundërshtim me përpjekjet për ndërtimin  e shtetit të së drejtës.

Ai tha se kjo nismë dhe ajo për shfuqizimin e Gjykatës speciale tregon se disa deputetë i kanë shpallur luftë drejtësisë. c

në emër të Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se në vend që deputetët e Kuvendit të Kosovës të flasin për gjendjen në vend, ata po janë të detyruar të flasin për skandalet.

Selmanaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se 11 deputetë kanë marrë iniciativë për faljen e deputetëve nga ndjekja penale nga data 25 gusht e vitit 2015.

“Ne vlerësojmë se përmes kësaj nisme deputetë të Kuvendit të Kosovës provojnë që të nxisin dhe legjitimojnë përdorimin e mjeteve parapolitike në ambientet e Kuvendit të Kosovës për realizimin e qëllimeve politike. Mesazhi që kjo nismë përçon te njerëzit kudo që jetojnë në Kosovë është se kushdo, dhe kurdo mund të kryej çfarëdo vepre penale dhe një ditë vjen një kastë politike e papërgjegjshme dhe i falë të gjitha ato”, tha Selmanaj.

Sipas tij, nismat e tillë janë të pakuptimtë, të dëmshme dhe në kundërshtim me përpjekjet për ndërtimin  e shtetit të së drejtës.

Ai tha se kjo nismë dhe ajo për shfuqizimin e Gjykatës speciale tregon se disa deputetë i kanë shpallur luftë drejtësisë.