Kuvend, betohen dy deputetët e rinj

25.01.2018 13:54:17

Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, Silva Caka e LSI dhe Dritan Bici i PDIU, janë betuar në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Dritan Bici dhe Silva Caka, pas betimit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht detyrën.

Ata zëvendësuan në këtë post, Aqif Rakipin e PDIU-së, dhe Gledion Rehovicën e LSI-së.

Ndërkaq, gjithnjë sipas rendit të ditës është parashikuar edhe miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për KLGJ dhe KLP.

Parlamenti provon tre herë për konsensus. Por lista e herës së tretë mbetet në fuqi në rast se përsëri nuk bëhen 94 vota për miratimin e saj.