Dua Lipa gati planin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

29.11.2019 12:10:00

Dikush i shkrojë:“Nuk po e ndihmon popullin tënd”

Një ditë më parë, fansat shqiptarë kritikuar këngëtaren e famshme, Dua Lipa, se ishte indiferente ndaj situatës tragjike në Shqipëri.

Pas një postimi në “Instastory” ku ngushëllonte personat e prekur nga ky tërmet vdekjeprurës, Dua vazhdoi normalisht me postimet e saj në rrjetet sociale.

“T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira…” shkruante dikush. “Përdore platformën tënde! Ndihmo njerëzit e tu,” shtoi dikush tjetër. Por mesa duket gjatë kësaj kohe këngëtarja me originë shqiptare nuk ka ndenjur, por ka bërë plane për vendin e saj.

Në një postim në “Instagram”, ajo ka ndarë lajmin e mirë se po punon me miqtë e saj për një projekt, ku do të shesin produkte, fitimi i të cilave do të shkojë 100% për personat e prekur.

“Ne kemi treguar se jemi të fortë dhe në momente si ky bashkohemi si komb, si motra e vëllezër të bashkuar. Lutuni për Shqipërinë dhe për jetën e humbur. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Është gjithmonë koha e duhur”, shkruan ndër të tjera Dua në postim.