Duda Balje i reagon Numan Baliqit pasi e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe

26.03.2021 13:08:36

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka reaguar sot pas një ditë më parë Numan Baliq e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe dhe kanë vrarë shqiptarë.

Balje në një postim në Facebook ka ftuar të gjitha institucionet si Organizatën e veteranëve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai i saj ka bërë çfarëdo veprimi.

Ajo ka thënë më tej se për pavërtetat për anëtarët e familjes së saj së shpejti do të ballafaqohen në gjykatë.

Lexoni të plotë postimin:

Çuo Vadis Numan !?

KUR PEDOFILI DHE DHUNUESI GËNJEN !

Numan Baliq, njeriu me moralin më të ultë, politikisht i harxhuar, i mllefosur në sistem shtetëror kurse i inspiruar dhe paguar nga ata që në zgjedhjet e fundit i përkrahi pohon një mori gënjeshtrash të rënda për babain e dikujt. Si të qëndroj indiferente e mos të reagoi dhe të sqaroi disa  çështje!

Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr “obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgatisin dhe transportojnë ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndarë bukë nëpër qytet.